Francë: Testimi i pasagjerëve nga 16 vende, në aeroporte dhe porte

Pasagjerët që hyjnë në Francë nga 16 vende të konsideruara në rrezik për shkak të përhapjes së koronavirusit duhet të testohen pas mbërritjes në aeroportet dhe portet franceze.

Kryeministri francez Jean Castex njoftoi muajin e kaluar se testimi do të nisej nga 1 gushti për udhëtarët që vijnë në Francë.

Ata që dalin pozitiv duhet të jenë në karantinë 14-ditore.

Franca nuk lejon udhëtim të përgjithshëm në dhe nga 16 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Brazilin. Prandaj, kërkesa për testim vlen vetëm për njerëzit që hyjnë në rrethana të kufizuara.

“Këta janë shtetas francezë që jetojnë në këto vende ose qytetarë të atyre vendeve që jetojnë në Francë,” tha Castex.

Autoritetet shëndetësore thanë se numri i rasteve të konfirmuara të COVID-19 kishte kërcyer në Francë javët e fundit.

Qeveria ka prezantuar më parë veshjen e detyrueshme të maskave në të gjitha hapësirat publike.