Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni ka realizuar mbrëmjen e sotme ëndrrën e tij për të debutuar në elitën e futbollit italian Serinë A.
Futbollisti, i cili është pjesë e Juventusit, zëvendësoi veteranin Gonzalo Higuain 11 minuta nga fundi i lojës kundër Romës të fituar nga këta të fundit me rezultatin 1-3
Vrioni ishte grumbulluar disa herë gjatë kësja periudhe nga tekniku Mauricio Sarri, por nuk kishte gjetur hapësira, duke ditur se Juventusi ka shunmë yje të rangut botëror.
Gjithsesi, akulli u thye dhe tashmë rruga drejt të ardhmes për të është e hapur.
Padyshim një moment historik ky për djaloshin kuqezi, teksa një futbollist shqiptar zbret në “Alianz Stadium” me fanellën e një prej klubeve më të mëdha në botë mbi shpinë.