
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të nënës së tij. Aneta Rama është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare. Përmes një postimi në Facebook kryeministri i kushton të ëmës fjalë prekëse dhe shkruan se do i mungojë shumë.
“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë femijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin dhe yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë mē shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkruan kryeministri.
