Osmani: Bisedimet me LSDM-në, pas 4 gushtit

Integristët presin që pas konstituimit të Kuvendit, kreu i LSDM-së Zoran Zaev t’i ftojë në bisedime për formimin e shumicës së re parlamentare. Megjithatë zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në një intervistë për T7 nuk përjashtoi mundësinë e formimit të shumicës edhe me VMRO DPMNE-në.

Zërat për rotacionin e pozitës së kryeministrit BDI edhe një herë i quajti si komente të analistëve, edhepse si parti nuk do të kishin asgjë kundër një ideje të tillë. Osmani tha se propozimi i tyre për kryeministër ishte simbolike.null

“Një prej sloganeve të fushatës e kishim Pse jo?, ashtu që Pse jo? Gjithçka është e mundur. Te çështja e kryeministrit më me rëndësi është simbolika se sa aspekti praktik. Në këtë mënyrë thyhen tabutë e pabarazisë në këtë vend. Unë mendoj se lirohen institucionet”’- deklaroi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.null

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në televizionin “Alfa” foli për tentimet e LSDM-së për t’i blerë deputet duke shtuar se mandatet e VMRO-së janë të sigurta dhe nuk mund të shiten. Megjithatë Mickovski nuk përjashtoi mundësinë që në vjeshtë vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

“Janë ofruar vlera me -6-7 shifra dhe jam i dëshpëruar se si ata e shohin politikën. I janë ofruar privilegje atyre dhe familjeve të tyre, por janë kundërshtuar në mënyrë brutale. Disa nga ata njerëz që kanë kërkuar blerjen e tyre kanë ardhur dhe kanë kërkuar falje më pas”-Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-sënull

Por pohimet e tilla të Mickovskit i hodhi poshtë kryeministri teknik Oliver Spasovski. Ai tha se LSDM-ja nuk ka tentuar të blejë deputetë ndërsa tha se zgjedhje të reja nuk do të ketë. Spasovski ka shtuar ka shtuar se pret formimin e shpejtë të Qeverisë dhe se negociatat do të zhvillohen me parti pro-Evropiane. Nga ana tjetër koalicioni “Tash është koha” ka konfirmuar kontakte me partitë tjera për formimin e Qeverisë, por thonë se do të presin fillimisht BDI-në që ta realizojë sipas tyre premtimin e vetëm që kishin në zgjedhje.