Maqedonia edhe këtë herë nuk është në listën evropiane të vendeve që mund të udhëtojnë lirshëm në BE. Këshilli i BE-së ka publikuar një listë të azhurnuar të vendeve të treta, qytetarët e të cilëve nuk kanë të drejtë të hyjnë në Shtetet Anëtare nga 1 gushti, sepse nuk plotësojnë kriteret, siç është niveli i të infektuarve, rënia vazhdueshme e numrit të rasteve të reja dhe mënyra e përgjithshme e trajtimit të virusit. Vetëm qytetarët e BE-së, anëtarët e familjes së tyre dhe udhëtarët me nevoja themelore do të lejohen të hyjnë.
Analiza e Këshillit të BE-së
“Kriteret për përcaktimin e vendeve të treta për të cilat do të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit përfshijnë situatën epidemiologjike dhe masat e kufizimit, përfshirë distancën fizike, si dhe aspektet ekonomike dhe sociale”null
Ndërsa BE thotë se asnjë shtet anëtar nuk duhet t’i heqë kufizimet e udhëtimit me vendet që janë në listë pa konsultime me anëtarët e tjerë, Greqia po mendon t’i hapë kufijtë për qytetarët e Maqedonisë dhe fqinjëve të tjerë. Kryeministri Grek Mitsotakis dhe Ministri i Shëndetësisë sot diskutuan mbi këtë çështje.
Sot, OBSH doli me qëndrimin e saj për hapjen e kufijve. Nga atje, rekomandojnë vendet në botë, bazuar në një vlerësim të plotë të rrezikut, të heqin gradualisht masat për udhëtime ndërkombëtare, veçanërisht për raste urgjente, aktivitete humanitare, udhëtimin e personelit të nevojshëm dhe kthimin në vendlindje.null
OBSH
“Gjatë marrjes së vendimeve, shtetet duhet të kenë parasysh situatën epidemiologjike në nivelin lokal dhe mënyrën e transmetimit, shëndetin kombëtar dhe masat sociale në fuqi.”