
Pas rihapjes një javë më parë, Hagia Sophia përjetoi dhe faljëen e Kurban Bajramit pas 86 vjetësh.
Besimtarët duhej të respektonin masat në mënyrë që të parandalonin përhapjen e koronaviruseve, duke përfshirë distancën sociale, përdorimin e maskave etj.

Më parë, për shkak të pandemisë koronavirus, në xhami dhe rrethinës së saj, zona ishte pastruar dhe dezinfektuar.

Që nga hapja e Hagia Sophia për lutje, më 24 korrik, aktivitetet e pastrimit dhe mirëmbajtjes janë kryer rregullisht, kështu që bukuroshja e Stambollit, në përputhje me të gjitha masat epidemiologjike, ishte e gatshme për namazin e parë të Bajramit në 86 vitet e fundit.
Ndërkohë, pas dezinfektimit, muret dhe qilimat në Hagia Sophia-s spërkatën me ujë të trëndafilit.

Autoritetet turke kanë njoftuar se do të vazhdojnë të ruajnë vlerat kulturore dhe historike të Hagia Sophia-s, ku Drejtoria për Çështje Fetare e Turqisë do jetë përgjegjëse për ceremonitë fetare, ndërsa Ministria e Kulturës dhe Turizmit do të kujdeset për restaurimin, konservimin dhe mbrojtjen.
Turistët do të jenë në gjendje të vizitojnë Hagia Sophia-n pa pagesë, ku afresket në mure do të mbulohen me perde vetëm gjatë lutjeve në xhami.