Sekretari francez i Shtetit për Çështjet Evropiane Clement Beaune beson se mbyllja e plotë e kufijve brenda Evropës dhe zonës Shengen duhet të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur.
Beaune tha se Franca do të shmangë ndalimet e plota të udhëtimit në vendet evropiane, por se do të sigurojë shërbime këshilluese për udhëtime në rajone ku ka një rritje të përtërirë të numrit të rasteve të koronavirusit.
“Ne po mundohemi të lokalizojmë pikat e nxehta, pa futur masa disproporcionale,” i tha ai France Inter, siç raportohet nga Politico.
Beaune përmendi si shembull “rekomandimet e forta” të dhëna nga autoritetet franceze kundër udhëtimit në Katalonjë, e cila përsëri po regjistron një rritje të numrit të personave të infektuar nga virusi koronar.
“Por nuk është një masë që vlen për tërë Spanjën,” theksoi Beaune.
Kjo është në kundërshtim me qasjen e qeverisë britanike, e cila ka prezantuar karantinë të plotë të detyrueshme për të gjithë pasagjerët që kthehen nga Spanja, vëren Politico.
Beaune tha se Franca po shqyrton se si të lehtësojë ribashkimin e çifteve, të ndara për shkak të masave të paraqitura për shkak të pandemisë, por ai theksoi se situata shëndetësore ka një avantazh në raport me të tjera aspekte sociale.