Filipçe: Gjendja me Kovid-19 është e qëndrueshme dhe nën kontroll

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe konsideron se gjendja me Kovid-19 është e qëndrueshme sepse një kohë të gjatë, nga gjithsej testet e bëra, pozitivë janë rreth 10 deri 15 për qind, ndërsa testimet zbulojnë numër të madh të rasteve asimptomatike.

Në deklaratën për televizionin “Telma”, Filipçe theksoi se kuadri është i organizuar mirë me sistemin e rotacionit të mjekëve dhe infermiereve nga repartet për mjekësi interne në repartet për infektologji. Spitalet, thotë Filipçe, kanë kapacitet të mjaftueshëm duke pasur parasysh përqindjen të pacientëve të hospitalizuar, ndërsa së shpejti pritet të fillojë me punën e rregullt dhe SPQ “8 Shtatori”. Nga java e ardhshme pritet të fillojë edhe sistemimi i pacientëve nga SPQ “8 Shtatori” në Klinikën Infektive.

Për përgatitjet për valën në vjeshtë e cila pritet, Filipçe tha se është bërë plan për plotësimin e kapaciteteve në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe klinike në shtet me qëllim që të bëhen mini reparte infektive sipas shembullit të spitalit modular në Shkup që të mundet në spitale të trajtohen pacientët me patologji të zakonshme.

“Këto reparte infektive do t’i trajtojnë pacientët e sëmurë me Kovid-19, Fizikisht janë të ndara, sepse  megjithatë ata janë pacientë të cilëve u nevojiten edhe kushte të veçanta”, sqaroi Filipçe.

Gjatë javës së ardhshme projekti do të prezantohet para opinionit, ndërsa tashmë nesër në takim para përfaqësuesve të Bankës Botërore do të elaborohen të gjitha aspektet e projektit.

“Gjatë ditës së nesërme do të kemi takim pune në të cilin para ekspertëve të Bankës Botërore do t’i elaborojmë të gjitha aspektet e këtij projekti i cili nënkupton përmirësim dhe sendërtim të infrastrukturës në kuptim të shtretërve spitalorë dhe të laboratorëve. Kjo nënkupton secili spital të ketë laborator për testim të shpejtë, rezultate të cilat do të jenë gati për 45 minuta. Gjithsesi këtu është edhe plani për sistemim të të mjekëve të rinj, të cilët kanë marrë licencë për punë dhe treguan interes të punojnë me këta pacientë. Kjo që konsideroj se ky është një model i cili do të jap rezultate të shkëlqyera”, deklaroi Filipçe për televizionin “Telma”.