Sot 100 vjet më parë lindi në Shkodër Arshi Pipa, intelektual i mirënjohur, arsimtar, publicist, poet, gjuhëtar, kritik letrar, përkthyes dhe pedagog

Sot 100 vjet më parë lindi në Shkodër Arshi Pipa, intelektual i mirënjohur, arsimtar, publicist, poet, gjuhëtar, kritik letrar, përkthyes dhe pedagog me kontribute në jetën akademike të vendit dhe jashtë tij.

Themelues të organit “Bota e re” të Lidhjes së Shkrimtarëve, Arshi Pipa me Mitrush Kuteli, të dy jokomunistë, më pas u dënuan me burg dhe u rigjetën në punën e rëndë për tharjen e kënetës së Maliqit.

I arrestuar në korrik të 1947-s, Pipa e vuajti dënimin në kampet e punës së detyruar në vend, mes të cilëve, këneta e Maliqit, me shumë të dënuar të tjerë politikë. Nga Vloçishti e Maliqi, ai arriti të merrte poezitë e ferrit në SHBA, ku u vendos pas arratisjes në 1957, siç i kishte shkruar, në letra cigaresh, për t’i botuar më pas si “Libri i Burgut”.
Sot, e gjithë biblioteka dhe krijimtaria e tij i është dhuruar Muzeut Historik Shkodër.

Arshi Pipa u mbajt në vëzhgim nga Sigurimi i Shtetit për 44 vjet. Drejtoria e Zbulimit Politik e çeli dosjen për ndjekjen e tij në 29.4.1960 dhe e mbylli në vitin 1992. Në dosje bëhet e qartë që Sigurimi mbajti në vëzhgim, veç tij, edhe 35 veta të rrethit familjar që jetonin në Shqipëri pas arratisjes së tij, po kështu, rrethin miqësor dhe kolegët në SHBA.
Sigurimi i Shtetit e cilësonte “agjent të amerikanëve”, por vlerësonte se “është i mprehtë, i zgjuar, mjaft dinak dhe armik i betuar i joni”.

Dosja nr. 273/A, 165/2A e Arshi Pipës është deklasifikuar me 7.05.2020. Të interesuarit mund të njihen me përmbajtjen e saj, në përputhje me ligjin 45/2015.

Muzeu Historik Shkoder Amila Gjyrezi Bashkia Shkodër Migena Demirxhi Ardita Repishti
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991