Ky vend krijoi një sistem të ri të “karantinës së mençur”

Zëvendëskryeministri i Republikës Çeke, Jan Hamacek, deklaroi se qeveria e këtij vendi do të krijojë një mekanizëm të ri për të koordinuar sistemin e “karantinës së mençur”.

Në këtë mekanizëm do të jenë të përfshirë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të asaj të Shëndetësisë.

“Karantina e mençur”, e cila përfshin një bazë të centralizuar të të dhënave dhe aplikacione për gjurmim të kontakteve, është ofruar si mjet për luftimin e përhapjes së koronavirusit në pranverë, por prezantimi i saj është shtyrë vazhdimisht.

Republika Çeke ka konfirmuar gjithsej 15,324 raste me koronavirus, dhe prej tyre 11,429 persona janë shëruar.

Shumica dërrmuese e rasteve aktive me koronavirus janë asimptomatike ose të buta, teksa vetëm 15 pacientë në gjithë Çekinë janë në gjendje serioze ose në kujdes intensiv.

Praga i hoqi të hënën kufizimet e hyrjes për udhëtarët nga Suedia, që do të thotë se e gjithë Evropa tani është “e gjelbër” në hartën çeke të udhëtimit./Opinion.al