Kim Jong-un: armët bërthamore, garanci se nuk do të ketë më luftë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un deklaroi se nuk do të ketë më luftë, sepse armët bërthamore të vendit garantojnë sigurinë dhe të ardhmen, përkundër, siç tha ai, dhe kanë pakësuar presionin e jashtëm dhe kërcënimet ushtarake.

Kim e tha këtë në festimin e 67 -vjetorit të përfundimit të Luftës Koreane, e cila zgjati nga 1950 deri në vitin 1953, raporton agjensia KCNA.

Ai shtoi se Koreja e Veriut kishte zhvilluar armë bërthamore për të fituar “forcë absolute” për të parandaluar përsëritjen e një konflikti të armatosur.

“Ne tani jemi në gjendje të mbrohemi nga çdo formë e presionit me intensitet të lartë dhe kërcënimeve ushtarake nga imperialistët dhe forcat e armikut. Falë forcës sonë të besueshme dhe efektive të vetë-mbrojtjes bërthamore, nuk do të ketë më luftë dhe siguria dhe e ardhmja e vendit tonë do të garantohet në mënyrë të vendosur,” tha Kim.

Pastrimi në shërbimet e sigurisë

Në mesin e majit, kreu i operacioneve spiunore të ushtrisë së Koresë së Veriut u pushua nga puna pa shpjegime, menjëherë pas zhdukjes misterioze 20-ditore të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Përveç kreut të inteligjencës ushtarake, u shkarkua edhe kreu i sigurisë Kim, Jun Dzong-rin.

Inteligjenca ushtarake e Koresë së Veriut është një nga levat kryesore të fuqisë, dhe Perëndimi e mban atë përgjegjës për një sërë veprimesh, duke përfshirë sulmet ndaj disidentëve dhe ndaj një anijeje luftarake të Koresë së Jugut një dekadë më parë.

Spastrimi në shërbimin e inteligjencës ushtarake pasoi spekulimet në lidhje me gjendjen shëndetësore të Kim, të cilat erdhën pasi ai “u zhduk” nga publiku për njëzet ditë.