Vladimir Putin thotë se marina ruse do të pajiset me armë bërthamore hipersonike

Presidenti rus Vladimir Putin tha se marina ruse do të pakiset e armatosur me armë hipersonike bërthamore dhe dronë bërthamorë nënujorë, për të cilat Ministria e Mbrojtjes tha se ishin në fazën e tyre të fundit të testimit.

Armët, disa prej të cilave nuk janë dislokuar ende, përfshijnë dronin bërthamor nënujor Poseidon, të projektuar për tu transportuar nga nëndetëse, dhe raketa hipersonike Tsirkon (Zircon), e cila mund të vendoset në anije sipërfaqësore.

Kombinimi i shpejtësisë, manovrimit dhe lartësisë së raketave hipersonike, të afta për të udhëtuar me më shumë se pesë herë shpejtësinë e zërit, i bën ato të vështira për t’u ndjekur dhe përgjuar.

Duke folur në Shën Petersburg në paradën vjetore të marinës që tregon anijet më të mira të Rusisë, nëndetëset bërthamore dhe aviacionin detar, Putini tha se aftësitë e marinës ruse po rriten dhe do të shtonin në arsenal edhe 40 anije të reja këtë vit.

Ai nuk specifikoi se kur do të merreshin armët e reja hipersonike, por sugjeroi se dita po afrohej.

Putini vitin e kaluar kërcënoi të vendosë raketa hipersonike në anije dhe nëndetëse që mund të zënë pritë pranë ujërave territoriale të Shteteve të Bashkuara, nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin armë bërthamore me rreze të mesme veprimi në Evropë.

Uashingtoni nuk ka vendosur raketa të tilla në Evropë, por Moska është e shqetësuar se mund ta bëjë në gjë të tillë.