Dekretet e Trump po ulin çmimet e ilaçeve në Shtetet e Bashkuara

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar katër dekrete për të ulur çmimin e barnave me recetë.

Njëra lejon importimin e ligjshëm të barnave më të lira nga Kanada dhe disa vende të tjera, ndërsa tjetra kërkon që zbritja që prodhuesit e ilaçeve u japin shpërndarësve tani u jepet edhe pacientëve.

E treta merret me uljen e çmimit të insulinës, dhe e katërta – e cila mund të mos zbatohet edhe nëse bisedimet me kompanitë farmaceutike dështojnë – kërkon që çmimet e ilaçeve në programin e sigurimeve shëndetësore Medicare të jenë të njëjta si në vendet e tjera.

Presidenti i SHBA tha që përfaqësuesit e kompanive farmaceutike kërkuan një takim në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne do të shohim se si shkon, ne jemi gati të shkojmë me të,” tha drejtoresha e programit Medicare, Seema Verma.

Shoqata Amerikane e Prodhuesve dhe Studiuesve Farmaceutikë tha që dekretet e Trump janë një “devijim i pamatur, duke dobësuar përgjigjen ndaj pandemisë”.

Trump në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje për uljen e çmimit të barnave, por një ligj i tillë nuk u miratua kurrë në Kongres.

Shumë nga përpjekjet e mëparshme të presidentit për të ulur çmimet e ilaçeve kanë dështuar sepse industria i ka kundërshtuar ata.

Trump ka shpallur një projekt-ligj të ri për kujdesin shëndetësor.

Presidenti amerikan është kritikuar për mosmenaxhimin e mirë të krizës së shkaktuar nga pandemia dhe për numrin e të sëmurëve nga koronavirusi në SHBA në rritje të vazhdueshme, duke e bërë atë një temë qendrore të pafavorshme për të përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.