Fitim ZEKTHI
Ka mes nesh një grup njerëzish, padyshim injorantë dhe dashakeqës, të cilët kanë që kur ra diktatura dhe u lejuan besimet fetare që i fyejnë myslimanët dhe Islamin në forma nga më të ndryshmet. Ky grup njerëzish është i përbërë nga dy nëngrupe. Pjesa më më e madhe dhe dërrmuese janë antiteistë (jo doemos ateistë, ka prej ateistëve që janë njerëz me logjikë që respektojnë liritë dhe e duan këtë vend me të gjithë shqiptarët dhe besimet që ata kanë), komunistë, enveristë, titistë dhe stalinistë të cilët e urrejnë çdo fe dhe padyshim edhe Islamin. Në këtë nëngrup të antiteistëve jo të gjithë janë njëlloj të zhurmshëm dhe jo të gjithë përhapin të njëjtën fetarofobi dhe të njëjtën islamofobi. Ka prej tyre që thonë se islami ëhstë fe e ardhur, që myslimanët nuk e kanë vendin në këto toka dhe që ne duhet të kemi tjetër besim. Këta janë antishqiptarë të pastër.
Ky vend, ne, Kosova, rajonet shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi ka shqiptarë myslimanë, ka shumë, madje i ka në shumcië dhe të gjithë ata që flasin me këtë gjuhë janë thjesht dhe vetëm antishqiptarë. Nuk ka Shqipëri pa myslimanët dhe pa i lejuar ata të besojnë fenë e tyre. Nuk mund tua tregojmë ne atyre se si është, si duhet ta besojnë ata Islamin. Por raca e antitesitëve, enveristëve dhe titistëve nuk mund të ketë dashni për shqiptarinë.
Ka në këtë nëngrup të tjerë që janë shumë më të butë dhe më të moderuar. Këta të tjerët e fshehin fetarofobinë dhe islamofobnë duke mos sharë direkt myslimanët dhe Islamin por duke sharë “mjekrrat”, “xhamitë arabe”, “investimet e Turqisë”, “diktaturën e Erdoganit”, “hallvën”, “shkatërrimin e vlerave të trashëgimisë kulturore duke kthyer Hagia Sofinë në xhami” etj. Këta nuk i shqetëson fare diktatura sepse po të ishte për diktaturën do të kritikonin Egjiptin apo Venezuelën, Kinën apo Emiratet e Bashkuara dhe më kryesorja do të ishin në luftë me qeverite e dështuara të Ramës, Thaçit, Haradinajt, Limajt, Mustafës etj. Këta nuk e kanë problemin tek mjekrrat as tek vlerat muzeale të Hagia Sofisë. Këta thjesht kanë problem Islamin. Këta në fakt kanë problem çdo besim fetar, edhe krishtërimin. Këta janë hedonistë, liberalë, mbrojtës të relativizmit moral dhe janë më pak armiqësorë me Krishtërimin sepse për shkak të injorancës së tyre iu duket Krishtërimi sikur e lejon hedonizmin apo relativizmin ose për shkak se mendojnë servilisht se vendet e fuqishme të perëndimit duke qenë të krishtera do tu krijonin këtyre akses në burime, fonde apo të mira të tjera. Edhe këta me gjuhën dhe sjelljet i shërbejnë antishqiptarisë.
Tek nëngrupi i dytë, që është më i vogël krahasuar me të parin, hyjnë ata që i fyejnë mysimanët dhe Islamin, disa që e mendojnë veten gjasme të krishterë, së paku kulturalisht. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë besimtarë të grigjës, nuk shkojnë në meshë, nuk zbatojnë katekizmin dhe madje ka prej tyre që thonë që nuk janë besimtarë të doktrinës, të trinitetit dhe të botës së amshueme. Këta janë në thelb injorantët më të mëdhenj. Feja e Krishtit nuk ka asnjë lidhje me fyerjen apo sulmet ndaj Islamit dhe myslimanëve. Feja e krishterë ka nxjerrë burra të mëdhenj shqiptarë, dijetarë, shktrimtarë, filozofë, gjuhëtarë që kurrë nuk e kanë parë kështu marrëdhënien me islamin dhe myslimanët.
Edhe sot të krishterët në Shqipëri kanë nxjerrë burra dhe shërbestarë të përkorë të Shqipërisë dhe krishtërimit si ipeshkvi Gjergj Meta që ka dy dekada që flet dhe predikon vllaznisht ndër shqiptarë dhe që thotë të vërteta të mëdha dhe nuk thotë një gjys fjale kundër një xhanmie apo një myslimani apo të përdorë nga ato idotësitë me “mjekrra” me “xhami arabe” me “sulltan” etj. Edhe sot kisha ka njerëz të mençur dhe të admirueshëm si Dom Xhorxh Frendo që çdo herë i tregon shoqërisë me një kurajo të rrallë se ku duhet të ecë, se si të përballë sfidat dhe kurrë nuk ka dalë një germë që të ketë shije të hidhur inati ndaj Islamit. Edhe sot në kishë ka burra të përkorë me zemër të madhe si at Anxhelino në Beltojë që ushqen dhe u ofron rroba dhe vend shlodhjeje refugjatëve nga Siria apo Maroku. Ka edhe qindra të tjerë. Këta janë të krishterët dhe këta janë patriotë.
Dje në Prishtinë disa njerëz dolën të protestojnë kundër ndërtimit të xhamisë së madhe. Gjendeshin aty lloj-lloj njerëzish, përfaqësues të gjithë grupeve apo nëngrupeve të mësipërme. Është turp e faqe e zezë dhe është antishqiptari kjo sjellje e pështirë. Si mund të protestohet kundër një të drejte themelore si ndërtimi i një xhamie të madhe në një vend me popullsi mbi 90% myslimane? Si mund të bëhet madje kjo protestë medemek në emër të shqiptarisë apo patriotizmit. Kësaj proteste të turpshme, gjërave që u thanë aty u bëhet jehonë dhe përdoret pak a shumë ajo gjuhë edhe nga shumë e shumë njerëz deri edhe poetë, gazetarë e shkrimtarë nëpër facebook apo rrjete të tjera.
Këta nuk e duan Shqipërinë, këta duan vetëm egon dhe epshin e tyre që janë gjërat me antifetare në thelb.