KËPURDHAT – FUNGI

KËPURDHAT – FUNGI

M. Musai
FAM: AM ANITACEAE
Gjinia: Amanita
Lloi: cezare
Shqip: Amanita me vellurë
Të nderur lexues për sonde do të flasi për këpurdhat, në veçanti për ato që haen.. Këpurdhat janë mbretni në vehte dhe përfshijnë sipërfaqe të mëdhaja gjeografike. Kan vlera ushqyese, shëndetësore dhe medicinale. Por këpurdhat kan një kuptim në vehte se nuk të falin nëse gabon kur nuk e njeh llojin e këpurdhës që haet. Prandaj keni shumë kujdes, gjithëmon të mblidhni këpurdha në mbikqyrje të atyre që i njohin mirë këpurdhat.
KËPURDHA AMANITA ME VELLURË
Amanita cezare, gjendet në pjesën jugore të Europës, posaçërisht në Ballkan. Llogaritet ndër këpurdhat më të mira për ushqim, mbas, këpurdhës tartufi. Këpurdha Amanita ka kualitet të shkëlqyer si ushqim, në traktin digestiv apsorbohet deri në maksimum 99, 9%, ka aromë të mirë, plot proteina, minerale, etj.
Emrin Cezare e ka mar për shumë arsye se me këtë llojë këpurdhe janë ushqyer imperandorët Italian.Këpurdha në hapësirar tona ka në fund të muajit gusht, shtator dhe në fillim të tetorit, varësisht prej kushtetve të jashtme për zhvillim, eçanërisht lagështi dhe temperaturë. Mamaniten me vellurë me shumicë e gjejm në pyje të bungut, me gjethe të kalbura dhe të shtresuara mirë për shumë vite, në ato vende ku ka lagështi dhe netët janë të ngrohta. Amanita cezare e gjejmë edhe në pyje tjera të përziera, të cilat male kanë pozicion drejt Diellit.
Prej tokës fillon të dali si një vezë e bardhë, mandej duke u rritur kapela e këpurdhës ngritet lartë, shtresa e bardhë në formë të vellurës, e cil më vonë shkyhet dhe mbetet me nivelin e tokës, kurse doreza e këpurdhës rritet nga lartë dhe kapela e këpurdhës ka ngjyrë portokalli të kuqërremtë. Popullata tek ne nuk ja dijnë vlerat ushqyese, nuk e konsumon. Kurse ata që bëjnë grumbullimin e këpurdhave, nuk e grumbullojnë. Çmimi i kësajë këpurdhe në kuzhinat e Europës është shumë i lartër, mban çmim të shtrenjtë dhe kërkohet me të madhe, për vlerat ushqyese.
Këpurdha Amanita cezare si ushqim ndihmon shumë në fuqinë trupore, rregullon metabolizmin, eliminon helmet që janë grumbulluar në mëlçi dhe organet tjera të traktit digestiv, rrit imunitetin organi dhe i lufton qelizat kancerogjene.
Vërejtje për të gjithë ata që nuk kan përvojë të mos mbledhin këpurdha se leht munjd të gaboj dhe rrezikojn shëndetin e tyre si dhe të familjes.