VERA E HESHTUR!

VERA E HESHTUR!


Fenomeni i pandemisë psiqikisht na rraskapiti. Kemi një verë pa verë,pa lirinë e determinuar nga natyra,pa buzëqeshjen natyrale, pa brohoritjen e dasmorëve, pa mërgimtarët e shumëpritur.Sado që të jetë vështirë të pranojmë se jeta është e rëndë,përsëri jeta është për të gjallit. Të gjallit jetën nuk duhet të shohin si flaka e qiririt në erë, por si një xhevahir të dhuruar nga Zoti.Nëse kemi mësuar prej gabimeve të tanishme, do të kujdesemi për gabimet e më vonshme.Ai që njëherë ka shkuar në spital do ta kuptoj se sa është shëndeti I mire. Në shoqërinë ku sundon pakujdesia, sëmuren të kujdesshmit. Asnjë e keqe nuk mundet të kaloje, nëse nuk angazhohemi që atë të keqe ta kufizojmë. Duhet sot ti pranojmë këshillat me përgjegjësi derisa kemi kohë, se nesër nuk do të kemi forcë,kurse pasnesër ndoshta më nuk do të jemi.Njeriu i përgjegjshëm që është në harmoni me vetveten, për atë çdo ditë fillon jeta e re. Njeriu I përgjegjshëm kur del në rrugë,ai e dine se kur duhet të këthehet. Cilësia e jetës varet nga cilsia e kujdesit për veten dhe për të tjerët. Në shoqërinë vlerë të madhe kanë ato njerëz që I bëjnë të lumtur njerëzit tjerë. Njerëzit do të jetojnë të lumtur kur kërkesat shoqërore do ti harmonizojnë me veprimet individuale. Nëse respektohen rregullat, do të shplodhemi prej rraskapitjes nga pandemia!Nëse kujdesemi do të kemi shëndet ideal. Shëndeti ideal është vlera e vërtetë e jetës!