Ne jemi, përbuzës të vetvetes dhe lëpirës të të huajve !!!

“Lexova diku për protestën e dhjetëra shqiptarëve kundër ndërtimi të xhamisë në Prishtinë! Kjo është edhe një dëshmi se nuk ka më të neveritshëm se ‘properëndimorët’ që turpërohen nga vetvetja, se myslimanët që e urrejnë fenë e vet. E të cilëve nuk u kujtohet sa lehtë mund ta realizojnë ëndrrën e tyre për t’u bërë ‘perëndimorë’ e të ‘civilizuar’: le ta varin kryqin në qafë dhe le të na lënë të qetë neve të ‘prapambeturve’ që e respektojmë çdo fe të vëllazërisë shqiptare dhe që e duam fenë tonë islame! Dhe nuk ka përbuzës më të mëdhenj të vetëdijes shqiptare se ata që na mbrojnë nga rreziqet Lindore, duke na barazuar kështu me vetveten: se e ndërrojmë fenë varësisht nga ajo kush sa na paguan! E të cilëve u pengon xhamia që do e sponzorojnë taksapaguesit e Turqisë, por jo edhe kisha e Millosheviqit në mes të Prishtinës, e ndërtuar me parat e plaçkitura nga shqiptarët mysliman!” (Kim Mehmeti)