ZHUMBRA

Porf.Dr. Musa Musai

ZHUMBRA

FAM: LAMIACEAE – BUZORE
Gjinia: Thymus
Lloi: serpyllum L.
Shqip: Zhumbra

Zhumbra është bimë shumë e shpërndarë kudo në ballkan, dhe Europ dhe ka mbi 350 lloje, por në Ballkan themi se ka mbi 60 lloje. Vlerën medicinale të gjitha llojet e zhumbrave e kan të njejtë. Zhumbra është bimë e shtrirë për toëkës, ka arom shumë të shkëlqyer, m,e ngjyra karakteristike, por të gjitha kan veti mjekuese për disa sëmundje.

Zhumbra përdoret:
• Çaj prej zhumbre, qetëson ndezjen e fytit, pastron bajamet, organet e frymëmarjes i qetëson, poashtu vepron shkëlqyeshëm te astmatikët, si dhe i qetëson dhe shëron sinusët, por ka edhe shumë vlera tjera medicinale.
• Vaj prej zhumbre i cili përdoret për qetësimin e dhimbjeve si dhe për mjekimin e disa sëmundjeve.
• Qetëson kollitjen.
• Rritën imunitetin e organizmit, gase vepron si antiseptik.
• Rregulon qarkullimin e gjakut.
• Përmirëson shëndetin e zemrës.
• Ka veprim antibakterial.
• I shkatërron infekcionet prej këpurdhave.
• Qetëson sistemin nervor.
• Qetëson gërçitjet në lukth, rregullon punën dhe peristaltiken e lukthit dhe të zorrëve.
• Përdoret si bië aromatike për marinimin e mishit, në gjella të ndryshme, ambëlsira, etj.
Pra zhumbra është bimë me shumë vlera për në shëndetëi, në industrinë aromatike si dhe në kuzhinë.
• Substancën kryesore që ka zhumbra, me veti mjekuese është timoli, icili ka veprime shumë të fortë me veprimi të gjërë.
• Timoli në sasi të mëdha sintetike është helmues, por në gotën e çajit prej zhumbre ka veprim me efekte pozitive.
• Zhumbra ka vaj eterik si karvakol, borneoa dhe geraniol.

  1. Pregaditja e sirupit për koll:
    Meret kavanoz dhe mbushet me zhmbër por leht jo të ngjeshet. Meret mjalt prel livadhesh, mjalt kualitativ dhe ashtu kavanozi mbushte deri lart me mjalt. Mbyllet me kapak dhe kavanozi lihet të qendroi në diell për 40 ditë. Brenda atyre ditëve mund të tundet pët tu përzier disa herë mjalti. Mbas 40 ditë kavanozi hapet dhe kullohet. Mjalti i kulluar futet në shishe më të vogla dhe ruhet në frigorifer të rrin freskët, ose në ndonjë dhomë ku është freskët dhe nuk ka dritë dielli. Mjalti përdoret për kollitje, kundër bronhitit dhe astmës.
  2. Pregaditja e vait me zhumbër.
    Meret kavanoz dhe zhumbër, kavanozi mbushet poashtu me zhumbër të pastruar dhe mbushet me vaj ulliri por kualitativ dhe mbyllet kapaku. Vaj kavanozi duhet ta mbuloi zhumbren në kavanoz. Kavanozi tash lihet në diell për 14 dirë. Pas 14 ditëve kullohet dhe futet në enë më të vogla të cilat futen të rrijn freskëlt në frigorifer ose në ndonjë dhomë të errët.
    Përdoret kundër reumës, akneve, infekcioneve në lëkurë, kundër rënies së flokëve, kundër reumës, etj.