VAZHDIM I PARATHËNIES
PËR ATLLASIN BIOLOGJIK
prof. dr. M. Musai
Përpjekjet e mija për ta mbaruar Atllas biologjik, për botën bimore, ka qenë dëshirë shumë herët prej kur kreva FSHMN biologjinë në Prishtinë. Por kam pasur shumë pengesa politike dhe financiare. Kurse përpjekjet e shumë intelektualëve shqiptarë historikishtë kan qenë të vazhdueshme, por pa suksese për shumë arsye. Nevoja për të pasur Atllas bimor ka qen më se e nevojshme, prandaj edhe përpjekjet kan qenë shumë të mundimshme veçanërisht ndër intelektualët e parë shqiptar. Të gjitha ata përpjekjet për një Atllas bimor kan qenë të mbështetura, prej nivelit arsimor, prej gjithë atyre që e kan dashur gjuhën, kombin, historinë si dhe biologët shqiptar.
Hapësira jonë shqiptare në Shqipërinë natyrale, përfshin një sipërfaqe të gjërë gjeografike mbi 110.000 km2, e tëra ajo sipërfaqe gjeografike ka ndryshime për kushte të ndryshme gjeografike. Kemi klimë detare, malore, vargmale me lartësi të ndryshme mbidetare, ultësira, pyje, zona të kullotave, plantacione, ara livadhe, liqej, burime, lumej, bimë gjethëramëse, poashtu jogjethramëse, bimë barishtore, bimë drurore etj. Bimët barishtore janë, një, dy dhe më shumë vjeçare. Kurse bimët drurore janë bimë gjysëm shkurre, shkurre dhe bimë tipike drurore me lartësi të mëdhaja, si p.sh. ahu, dushku, pisha, bimë tjera të ndryshme, verrini, gështenja, shelgu, plepi, etj.
Bimët barishtore të shumtën e rasteve i takojmë në zona të livadheve, kullosave, foragjereve, plantacioneve, etj. Ata munden me qenë, bimë të cilat kultivohen për qëllime zhvëllimore të bujqësisë, për ekonominë bujqësore. Por në bujqësi dallojmë bimë të cilat pengojnë zhvillimin kualitativ të bujqësisë.
Sipas shpërndarjes të kushteve jetësore, bimët i ndajmë: në bimë ujore, të cilat jetojnë në oqeane, detra, liqej, lumej, moçale, rreth burimeve, etj, mandej në bimë të cilat jetojnë në vende me lagështi, vende të thata dhe ekstreme të thata. Për ti njohur bimët nga afër ndër shekuj, te shqiptarët interesimi gjithëmonë ka qenë i madh. Njohja dhe dituria për bimët ndër shekuj është përcjellur prej gjeneratës në gjenerat, por të kuptohemi gojarisht.
Populli shqiptar ka njohur pjesën më të madhe të bimëve, veçanërisht ata bimë për të cilat ka treguar interesim ti njohi dhe ti përdori, prandaj ata bimë edhe i ka emruar me emra në gjuhën shqipe. Rasti shumë i keq ndër shqiptar është se nuk kemi shënime të vjetra të botuara prej vet shqiptarëve, ndodh që edhe mund të ket por mund të janë fshehur në arhiva të ndryshme ? !.
Për njohjen e vjetër të bimëve themi se ka qen njohje vetëm me kulturë gojore, për shumë arsye e themi se njohja e bimëve nuk ka qen e mjaftueshme, ngase interesimet për ata nuk kan qenë të shkruara. Ajo kulturë gojore e njohjes së bimëv, duke u përcjellë prej gjeneratës në gjeneratë prandaj edhe u zhduk. Dukuria gojore e përcjelljes së emrave të bimëve në gjuhën shqipe, për shumë arsye len ved për dyshime, prandaj sot kemi shumë mangësira.
Periudha e vjetër Pellazgo – Ilire, për njohjen e bimëve, njihet si kulturë gojore me shumë, zbrastira, që ne shqiptarëve vërtet na mundon. Themi ashtu se shumë emra të bimëve, të cilat nuk janë të shkruara janë zhdukur me vet gjeneratat e vjetra, për të cilat kemi shumë nevojë.
Për këtë qëllim duhet faleminderuar punës shkencore të Mustafa Demirit, për mundin e tijë shumë të madh që ka dhanë në fushën e sistematikës, të njohjes dhe emërtimin e bimëve në Shqipëri. Punimi i tijë shkencor Flora Eksursioniste e Shqipërisë në vitin 1981, për gjithëmonë do të jetë vlerë kapitale, që paraqet emruesin e përbashkët, të shkencës dhe kulturës tonë biologjke. Ai studim i gjithëanshëm i florës shqiptare, prej studijuesve shqiptar, tregon një seriozitet dhe pasuri gjithë kombëtare. Për pregaditjen e këtijë libri floristikë, kan qen të angazhuar dhietra biolog, nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Por pjesa tjetër e banuar me shqiptar jashta Shqipërisë, nuk është e përfshirë në regjistrimin e botës bimore, si quhen bimët në gjuhën shqipe në Kosovë, Maqedoni, luginën lindore të Kosovës, etj. Në këtë hise të dhimbshme të historisë tonë të kombit shqiptar, ishte e pamundur të organizoheshin studime të mirëfillta, për florën dhe faunën. Pamundësia ishte kudo ndër shqiptar, ngase këndej shqiptarët sundoheshin prej problemeve të rënda ekonomike, politike, sociale, kushteve të vështira për ekzistencë.
Kundër zhvillimit ikntelektual të popullit shqiptar, historikisht armiq kryesor kan qenë dhe janë poashtu edhe në diti e sotme:Turqia, popujt sllav, veçanërishtë serbët, të cilët gjithëmonë kan pasur urrejtje nacionalshovene kundër zhvillimit intelektual të shqiptarëve.
Univerziteti i Prishtinës u hap në vitin 1970, ky Univerzitet ka pasur detyra parësore që të aftësojë student, studijues, të krijoi kuadra për lëndë të ndryshme, por edhe për biologji.
Gjatë historisë okupuese të popullit shqiptar, intelegjneca shqiptare në Kosovë dhe viset tjera të banuara me shqiptar, ishte e pamundur të organizohej, për emërtimin dhe regjistrimin e bimëve në gjuhën shqipe. Kjo pjesë e popullatës nuk ka qenë e fjetur, por politikishtë e paralizuar. Përpjekje të vazhdueshme gjithmonë ka pasur, që të shënohen dhe regjistrohen bimët se si janë thirrur në gjuhën shqipe, në të gjitha trevat shqiptare jashta Shqipërisë. Por të gjitha ata përpjekje kan qenë angazhime individuale dhe jo kolektive. Pra nuk kan qenë të organizuara përmes Akademisë së Shkencave të Kosovës.
Për qëllimin e këtij Atllasi, kam përdorur literaturën bazë shkencore: Flora eksursioniste e Shqipërisë, të Mustafa Demirit. Mandej mala flora Hrvatske, të Radovan Domac, skolska knjiga Zagreb 1973. Sistematika visih biljaka, Ljekovite biljke, Bimët mjekësore, të autorëve të ndryshëm, si dhe puna jem në teren, ti njohim bimët në gjuhën shqipe, në Komunën e Strugës, etj.
Gjithmonë kam pasur dëshirë dhe interesim të madh, për të dijtur se si quhen bimët në hapësirën tonë Strugane dhe më gjërë. Si student i biologjisë në vitin 1974/75, kisha temën e diplomës me titull:“Emërtimi i bimëve në gjuhën shqipe për Komunën e Strugës”. Gjatë asajë kohe vazhdimishtë kam dalur në teren, nëpër fusha, ara, livadhe, kodra, male dhe vende të pasura me bimë, por veçanërisht shkoja andej ku gjeja njerëz, banor shqiptar, të cilët duke punuar punë fizike të ndryshme në kulturat bujqësore,në ara, livadhe, etj, ata vazhdimisht i pyesja për emrat e bimëve se si quhen dhe si e quanin bimë për të cilën kërokja të dij në gjuhën shqipe.
Për këtë qëllim të shenjtë shumë herë dola në teren në fshatrat: Dobovjan, dy Tateshat, Veleshtë, Shum-Zagraçan, Ladorishtë, Dollogozhdë, Koroshishtë dhe Livadhi. Puna në teren ishte shumë e vështirë, për kohën që u organizova, por kisha vullnet të çeliktë dhe ja dola ta kryej punën me sukses. Ashtu duke mar opinione me emra të bimëve në gjuhën shqipe, duke bërë herbarium, si dhe duke mar shënime prej njerëzve të cilët i intervistoja, mblodha mjaft emra të bimëve. Shumë herë kisha raste kur njerëzit më largoheshin, duke u përgjigjur se nuk dijnë, se si quhen bimët në gjuhën shqipe. Por faleminderit të gjithë atyre që treguan kujdes ndaj meje dhe gadishmëri të madhe, për të më ndihmuar në punën time të shenjtë për të cilën isha i angazhuar.
Kam përshtypje shumë të mira për atë kohë, se mora shumë emra të lezetshëm, se si quhen disa bimë në gjuhën shqipe, sidomos në disa fshatra të Strugës. Shumë rëndësi kishte se popullata i njihte bimët barishtore, bimë me vlera, për vlera bujqësore dhe medicinale. Popullata bimët i ndadnte në bimë medicinlae, bimë mjaltdhënëse, në bimë të cilat janë kualitative qumështdhënëse dhe për nevoja tjera ekonomike në bujqësi, si dhe bimë të cilat pegojnë zhvillimin e kulturave bujqësore, si bimë të këqija dhe bimë helmuese. Kishte shumë raste kur për një bimë, kishte dy tre e më shumë emra, që tregonte një begati. Por shumë rëndësi kishte të theksojë, se populli për shumë bimë, nuk ka lën shënime se si quhen, pasi nuk janë organizuar punë organizative në teren, për të mbledhur emra bimësh në gjuhën shqipe.
Për punën që bëra, për të mirë më lanë përshtypje disa emra të bimëve, si p.sh. lulja Shën Gjergjit, lulja shpatës, rretna, rriballi, murrizi, therrë lugati, openi, lepjeta, kantarioni, zhumbra, shallaku, pirra, uthullorja, kambëkuqja, laboti, gramthi – bari derrit, gjonuska, gjembgomari, trumëza, salepori, kulumbria, shurrëpela, sapunorja,
lulja prillit, makthi, hithra butë, lule motmoti, etj.
- Centaurium umbellatum L.
Shqip Kantarioni i kuq
Kantarioni i kuiq, rritet në lartësi mbidetare deri 1000 metra, ka veti shumë të mira medicinale, i zhduk të gjitha llojet e baktereve në traktin digestiv, si dhe në organet tjera ndihmëse.
Personat të cilët kan probleme me lukthin dhe nuk kan apetit për të ngrënë, nëse e përdorin çain e ftoht të Kantarionit të kuq, shumë shpejt e ndryshojnë gjendjen shëndetësore për të mirë. Pasi mblidhet bima – Kantarioni i kuq, teret e tërë në hije mandej grimcohet. Për të pi çaj meren sasi çaji dy lugë gjelle dhe hudhen në një enë, ku mandej futen edhe dy gota me ujë të ftoht. Kështu ena lihet prej në mbramje deri në mëngjes. Në mëngjes e kullon dhe mundet me e ambëlsuar sipas dëshirës. Gota e mbushur gjysma pijet para buke në mëngjes në bark esull dhe pjesa tjetër pasi të ket ngrënë buk i interesuzari. Gota e dytë poashtu pijet në mbramje në të njejtën mënyrë, Kura vazhdon 14 ditë dhe me shumë suksese.