The Jerusalem Post: Profeti Muhamed kishte marrëdhënie të mira me hebrenjtë

The Jerusalem Post: Profeti Muhamed kishte marrëdhënie të mira me hebrenjtë

Në një nga artikujt e saj, gazeta izraelite Jeruzalem Post, e lavdëron profesorin saudit që vendosi të botojë një punim hulumtues në hebraisht në një ditar të botuar nga Universiteti Tel Aviv, në të cilin ai thotë se Profeti Muhamedi kishte marrëdhënie të mira me hebrenjtë.

Gazeta deklaron se autori i studimit është Mohamed Ibrahim Alghbban, drejtor i Departamentit të Gjuhëve dhe Qytetërimeve të Lindjes së Mesme dhe Studimeve Hebraike në Universitetin King Saud, dhe se hulumtimi quhet “Kontributi në Përmirësimin e Imazhit të Profetit Muhamed në sytë e publikut izraelit”.

Sipas mediave hebraike, ky hap është i pashembullt, dhe profesori Alghbban deklaron në artikullin e tij se Profeti i Islamit vendosi marrëdhënie të mira me hebrenjtë, dhe se ai u përplas me ta ekskluzivisht në çështje politike, dhe jo fetare, sipas të njëjtit burim.

Thirrje për bashkëpunim

Jerusalem Post tregon se kërkimet e profesorit kërkuan të sqarojnë se Profeti Muhamed, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, kishte një marrëdhënie të mirë me hebrenjtë.

Gazeta citoi Raanan Rein, drejtuesin e Institutit Shalom Rosenfeld në Universitetin e Tel Aviv, duke thënë se ai “shpreson se ky bashkëpunim akademik është një tjetër hap drejt bashkëpunimit ekonomik dhe politik”.

Puna kërkimore e Alghbban përkon me thirrjet në Riad për bashkëpunim me hebrenjtë dhe Izraelin për të arritur paqen, thekson artikulli.