Me pikëllim të thellë e mora lajmin e vdekjes së kolegut, mikut të dashur, këshilluesit tim më të mirë për afro një dekadë, Myftiut të Kërçovës, Murat ef. Husejni.
Me Myftiun e Kërçovës kemi ndarë si të mirat njashtu edhe vështirësitë, si gëzimet njashtu edhe hidhërimet. Ef. Murati ishte një njeri i vlerësuar nga të gjithë, një imam i ditur, i sjellshëm, i dashur, shumë komunikativ, zëmërgjerë. Ai me shpirtin e tij të pastër dinte të ndërmjetësojë me urtësi dhe t’i qetësojë situatat e vështira.
Me orë dhe ditë të tëra, në shi e në borë, në të nxehtë e në të ftohtë ai ka qenë bashkudhëtari ynë dhe një shërbyes i madh.
Lus Allahun e Madhërishëm ta shpërblejë dhe të jemi bashkë edhe ne xhenet ashtu siç ishim në këtë botë.
Ngushëllime familjes, shokëve dhe bashkëpuntorëve! Zoti ju faltë sabrin!