14 Korriku – Festa Kombetare e Republikes së Francës.

  • Ilir SECI

Ngjarja që rëndom thuhet se shënoi fillimin e Revolucionit Francez asht sulmi ndaj burgut të Bastijës, (Bastille) me 14 Korrik 1789. Ne fminine tone, ne tekstet shkollore na asht mësue se Bastija ishte burg ku mbaheshin te burgosun politike por e verteta kishte kenë krejt ndryshe… Mjaft zbavitës asht e verteta historike lidhun me sulmin e kesaj date, sepse me 14 korrik 1789, ne burgun e Bastijes kishte gjithsej vetëm shtatë të burgosun dhe…asnjani prej tyne i burgosun politik. Gjashte prej të burgosuni ishin te dënuem per fallsifikime çeqesh, kurse i shtati, ishte famëkeqi Marquis de Sade, njeri pervers i dënuem per çorientimet erotiko-seksuale. Markezi Sade njihet edhe sot per praktikat e dhunshme seksuale, prej mbiemnit te cilit ka ardhe edhe termi “Sadizem, Sadist”. Mbas daljes prej burgu Markezi Sade arriti me u ba edhe anetar i Ansamblese Kombetare. Nji tjeter fakt zbavites lidhun me ngjarjen qe shenoi Revolucionin Francez asht se ndërtesa u shkatërrue me dorë nga revolucionarët, pasi shumica e tyre ishin fshatarë që nuk kishin mundesi me pase landë shpethyese, (eksplozivë). Në fakt, sulmuesit ishin ma shumë të interesuem me shti në dorë stokun e armëve dhe barutit që gjindeshin brenda mureve të burgut, sesa me lirue të burgosunit.

– Revolucioni Francez qe presupozohej me i dhane fund tiranise ne fakt polli nji periudhe tiranike të papame deri atehere ne France. Sundimi i Terrorit, sundimi i perbindshem i tre konsujve si dhe ardhja e Napoleonit Perandor, ishin periudha tiranie qe ia kaluen disa here autoritarizmit te tane Luigjeve Mbretnore te marrun se bashku. Nga 14 korriku 1789 e deri me 1815 kur ra Napoleoni, Gijotina mbahej në gjendje pune 24 orë panderprerje e vajisun dhe e mprehun tanë kohes. Gijotina e cila kundrohet si simbol tiranie në fakt u ba e njoftun mbas Revolucionit Francez, pikerisht nga Robespierre me shokeGijotina si praktike ndeshkimi ekzistoi ne France deri ne vitin 1981, denimi i fundit asht ba ne vjeten 1977. Ironia asht se modelin e Gijotines ne forme trekandeshi e pat sugjerue vete Luigji XVI, sepse sipas tij ajo “forme asht ma efikase ne heqjen e kokës”. Nuk kaloi shume kohe dhe Luigji e provoi vetë saktesine e sugjerimit te vet. Kur jemi te Gijotina, historianet shkruejne se para denimit Maria-Antoneta, grueja e mbretit me ane te miqve i dha nji qese plot florinj xhelatit te gijotines qe ai ta mprehte mire tehun e gijotines qe do ia kpuste kryet asaj, ne menyre qe me vuejte sa ma pak.

– Mbretnoret Franceze per pak kane kenë tu i shpetu denimit kapital, veshun ndryshe si mbretnorë, ne kohen kur nuk kishte fotografi apo dokumente identifikuese me foto, ata edhe mund te ishin arratise lehte por per fatin e tyne të keq tane Franca e njihte Luigjin nga portreti i tij në monedhe, portreti i shtypun në frangen e florinjte!
I nxune tue u arratise dhe i denuen me vdekje në gijotine.

– Gjakderdhja qe pasoi 14 Korrikun e vjetes 1789 ishte e papreçedent. Lumenj gjaku u derdhen kur furia e masave te ndërkryera shpertheu ashtu si shperthejne lumenjte në raste permbytjesh. Ne skene erdhen perbindesha si ministri Fushe qe nderseu turmat kunder klerikeve, prifterinjve, murgjve dhe murgeshave. Rrenqethese asht masakra ndaj murgeshave ne qytetin e Lionit kur grate e frymezueme nga Fushe i prene murgeshat ne fyt duke mblue ne gjak rruget e Lionit, aq sa u deshen dite me rradhe me la gjakun e tyne nëpër kalldrëme.

– Revolucioni Francez ishte modeli paraprijës i revolucioneve te mavonshme siç ishte revolucioni Bolshevik i vjetes 1917. Manipulimi dhe nxitja e turmave per me rrezue qeverite i kushtoi njerezimit miliona jete te humbuna ne katrahura politiko-shoqnore qe nga ajo kohe.
Permbledhun me fjalet e studiuesit, natyralistit dhe ushtarakut, Princit Pjeter Kropotkin :

-“Ajo çka mesojme nga studimi i Revolucionit Freng asht se ishte burimi i tanë koncepteve qe pasuen me vonë, komunizmit, socializmit dhe anarshizmit”…

– Ne vjeten 1972 mbas vizites se presidentit amerikan Nikson në Kinë, Kina nisi me u hape me perendimin dhe kur kryeministri kinez vizitoi Francën, gazetaret e dveten kryeministrin kinez Çu En Lai mbi ndikimin qe ka pase Revolucioni Francez ne historine botnore. Asaj pyetje Çu En Lai iu pergjigj :
– “Asht ende heret me fole!”

– Nga pikepamja kalendarike, si data vetëm 10 ditë i ndajne 14 korrikun Francez nga 4 korriku Amerikan porse ne themel jane si dy bote te ndryshme.
Revolucioni Amerikan i 4 korrikut 1776, 13 vjet para revolucionit te Frances perfundoi me vendosjen e demokracise, ekonomise se lire dhe qeverisjes te kufizueme… Xhorxh Uashington u zgjodh president dhe mbas dy mandatesh e la vullnetarisht detyren edhe pse plot pasues te tij i kerkuen te bahej mbret!

Revolucioni francez bazohej ne parimin se ideologet mund ta ndryshojne natyren njerezore duke nderhyre ne te…Demokracia amerikane bazohej ne parimin se natyra njerezore duhet lene e lire se ashtu realizohet me se miri…
Edhe pas gati 250 vitesh mund te verejme kjartazi dallimin..
.