LC Waikiki ka nxjerr në shitje veshje për fëmijë, të cilat kanë pamjen e një familje nënë-baba. Kjo në shenjë proteste kundër qasjes LGBT të cilët janë proklamojnë sistemin e familjes prej një gjinie.
Ndërkohë, firma turke e tekstilit dhe shitjes së veshjeve, ka refuzuar futjen e ndonjë koleksioni apo veshjeje të posaçme që mbartin simbolin e natyrës LGBT si përshembull ylberi, njëbrirëshin, dy “baballarë” ose “nëna” dorë për dore, etj.
Bojkotimi publikisht dhe haptazi është diskutuar shumë nga mediat kombëtare këto 24 orët e fundit pas daljes së një prej përfaqësuesve të firmës në një intervistë për Halk TV.
Përfaqësuesi në fjalë deklaroi se rajoni i fëmijëve nëpër dyqanet e Waikikit do vazhdoj të jetë i ndarë në dy kategori – djemtë dhe vajzat – dhe nuk do të shkrihen në një rajon të vetëm.
Nga ana tjetër, është hartuar një listë me figura, dekorime dhe shkrime të caktuara të cilat nuk do të përdoren nën firmën e Waikikit.
Disa e kanë duartrokitur këtë nismë pro familjes klasike si një lobim i nevojshëm, të tjerë e kanë quajtur bojkot ndaj një komuniketi dhe një veprim jo i drejtë.
I gjithë debati është zhvilluar nën hashtagun LCWaikikiBoykot ku lexohen thirrje interesante deri diku qesharake si “Deri tani nuk kam bërë ndonjëherë shoping tek ju, por pas këtij veprimi të guximshëm do filloj të jem klient i rregullt”; “çfarë faji ka ylberi i shkretë”; “jo vetëm mall cilësor por edhe firmë me namuz” etj.