
Pas mbi 70 vjetësh anëtarësi SHBA i kthen shpinën Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, po e mban fjalën lidhur me njoftimin që bëri para disa kohësh për tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për shkak të mosmarrëveshjeve për pandeminë e virusit Corona.
Organizata e Kombeve të Bashkuara konfirmuan se kanë marrë nga SHBA një deklaratë për daljen e planifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres u informua të hënën për këtë vendim, tha zëdhënësi i tij Stephane Dujarric në New York.

Dalja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë hyn në fuqi më 6 korrik 2021. Guterres po shqyrton aktualisht së bashku me OBSH-në, nëse kushtet për një tërheqje të tillë ekzistojnë.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë anëtare të OBSH-së që nga 21 qershori 1948. Në rezolutën e atëhershme të Kongresit amerikan në lidhje me pranimin në OBSH shkruhet që Shtetet e Bashkuara rezervojnë të drejtën për t’u tërhequr – megjithatë me një periudhë njoftimi prej dymbëdhjetë muaj në avancë. Po ashtu kusht është edhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kenë shlyer gjitha kontributet e papaguara në WHO.
