Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi: Ndalohen shtetasit e Kosovës, Serbisë, Bosnjës dhe Malit të Zi pa PCR test negativ

Qeveria miratoi kerkesen e Komisionit per Semundje Infektive e cila obligon shtetasit e Kosoves, Bosnjes, Malit Zi dhe Serbise te cilet duan te hyne ne vendin tone, te kene PCR test me rezultat negativ jo me te vjeter se 72 ore. Kjo mase nuk vlen per shtetasin e ketyre vendeve te cilet vetem transitojne ne Maqedoni te Veriut.

Masa për PCR test nuk vlenë për shtetasit e Maqedonisë. Qytetarët tanë mund të shkojnë në Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje pa pasur nevojë për test negativ në kthim.

Qytetarët e shteteve të larpërmendura të cilët vetëm transitojnë nuk mund të qëndrojnë më shumë se 5 orë dhe nuk guxojnë të dalin nga autostrada apo rruga regjionale nëpër të cilën kalojnë.