Rishfaqja e një zogu që mendohej se u zhduk para 100 mijë vitesh ka tronditur shkencëtarët.
Bëhet fjalë për gjelin me pendë të bardha i quajtur “Aldabra”, i cili është parë duke fluturuar, me shkencëtarët që thonë se kemi të bëjmë me një “evolucion përsëritës”.
Kjo do të thotë që gjenet, për të cilat mendohej se ishin në zhdukje, janë rishfaqur, domethënë, megjithëse kafshët mund të kenë kaluar prej kohësh që janë shuar, kjo nuk i pengon gjenet të zhvillohen sot.
Ky proces mund të shkaktojë rishfaqjen e specieve të ngjashme me ato që kanë jetuar qindra mijëra vite më parë.
Por e gjithë kjo nuk do të thotë se do të jetë e mundur që mamuthët ose dinozaurët të shfaqen së shpejti. Deri më tani, ky fenomen është vërejtur në disa lloje të breshkave, dhe tani për herë të parë te zogjtë.