Ahmeti: Është e natyrshme dhe legjitime të ngjitemi edhe majave të shtetit

BDI fushatën zgjedhore e ka vazhduar në Urën e Gurit në Shkup. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se kërkesa për kryeministrin e parë shqiptar është e drejtë legjitime dhe se më 16 korrik do të bëhet realitet. Ahmeti ka shtuar se pas kryeministri, shqiptarët do të kërkojnë kryetarin e shtetit.

Sigurisht që kërkesat tona dhe mundësitë tona nuk mund të përkufizohen deri te këto që kemi bërë deri tani. Është shumë e natyrshme dhe legjitime të ngjitemi edhe majave të shtetit. Sot kryeministrin, nesër kryetarin e shtetit sepse është vendi dhe shteti ynë”-tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.