Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot së bashku me bartësin e listës së kandidatëve për deputetë në Njësinë e dytë zgjedhore Vllado Misajllovski e vizituan komunën Shuto Orizare. Mickoski u porositi qytetarëve se më 15 korrik vjen ripërtëritja e e vendit dhe me ripërtëritjen vijnë 1.000 masa të reja reale dhe projekte të cilat do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve.
“Unë besoj se këtu mund të jetë më ndryshe dhe ua jap fjalën, e keni fjalën time se me të vërtetë në katër vitet e ardhshme do të bëjmë ringjallje jo vetëm këtu në Shuto Orizare por gjithkund në mbarë Maqedoninë ku jeton popullata rome”, premtoi Mickoski. Pushteti për këto tre vjet, siç tha, asgjë nuk ka bërë për të mirën e Republikës së Maqedonisë. Premtohej gjithçka, ndërsa nga ajo sollën vetëm krim, varfëri, zhvatje.
Mickoski potencoi se VMRO-DPMNE ka përgatitur edhe strategji kalimtare në të cilën u sigurua studentët të mos paguajnë participim për vitin shkollor 2020/2021. Për objektet hotelierike këtu në Shuto Orizare, do të jetë joshëse të dinë se do të zvogëlohet tatimi i vlerës së shtuar prej 18 në 10 për qind, duke e përfshirë edhe vitin 2021.
“Betohem se atë që do ta premtojmë, edhe do ta plotësojmë për të gjithë banorët e Shuto Orizares. Të tregojmë se ka mundur më ndryshe dhe se këto njerëz të cilët jetojnë këtu e meritojnë jetën më ndryshe”, theksoi Misajllovski.
Misajllovski shtoi se fitorja do të jetë e bindshme nëse të gjithë qytetarët dalin në zgjedhje dhe votojnë për ripërtëritje të Maqedonisë.