
Dëshmitarët e Jehovait në Tiranë mohojnë që femëria e familjes Josifi, nëna me dy vajzat, të vetëflijuara në emër të ringjalljes, të jenë anëtarë të tyre.
“Jemi shumë të tronditur nga lajmi i bërë publik dje në media shqiptare për humbjen e jetës në familjen Josifi. Lajmi na hidhëron dhe u shprehim ngushëllimet tona familjarëve që kanë humbur njerëzit e tyre të afërm. Pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës sonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait”, thuhet në një deklaratë të tyre.
Sipas drejtuesve të këtij besimi, vetëvrasja nuk është pjesë e doktrinës.
“Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. vetëvrasja me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë nuk përputhet me asnjë mënyrë me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait”, theksohet në reagimin e tyre. /
