
165 raste të reja
Gjatë 24 orëve të fundit prej 1454 testimeve të realizuara, 165 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, kurse janë regjistruar 128 pacientë të rikuperuar pas infektimit me koronavirusin e ri.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 7 persona të diagnostifikuar me Covid-19 në dhe në disa raste edhe me sëmundje tjera shoqëruese.
Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë 6787 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2876 janë shëruar kurse 328 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin kemi 3583 raste aktive me Covid-19.
