Të shkruajmë drejt!
Plot 7 vite korrupsion… ❌
Ka punuar më shumë se 20 vite në… ❌
Shumë shpejt kaluan 10 vite… ❌
I përdorim drejt emrat vit dhe vjet?
Trajta e shumësit vjet përdoret zakonisht, kur është e shoqëruar me ndonjë numëror ose me ndonjë fjalë që tregon sasi.
Plot 7 vjet korrupsion… ✅
Ka punuar më shumë se 20 vjet në… ✅
Shumë shpejt kaluan 10 vjet… ✅
Trajta e shumësit vjet përdoret edhe kur shoqërohet me përemrin pyetës sa.
P. sh.:
Sa vjet? Sa vjet u bënë që ke shkuar në kurbet? ✅
Ndërsa trajta e shumësit vite përdoret në të gjitha rastet e tjera, kur nuk shoqërohet me numërorë, me fjalë që tregojnë sasi apo me përemrin pyetës sa.
P.sh.:
Gjatë viteve të pluralizmit… ✅
Vite të paharruara… ✅
Për vite me radhë… etj. ✅
Shembuj të tjerë:
Shumë shpejt kaluan 10 vite. ❌
Shumë shpejt kaluan 10 vjet. ✅
100 vite pavarësi. ❌
100 vjet pavarësi. ✅
Vit i brishtë! ✅
Vjet i brishtë! ❌
Për mediat këto fjalë, pothuaj s’kanë asnjë ndryshim, i përdorin: në njëjës thonë “vit” ose “vjet” dhe në shumës “vite” e “vjet.” 🤔
Trajtat normative janë siç i kemi theksuar më sipër. Duken si detaje të parëndësishme, por këto janë veçori shprehëse të gjuhës dhe rregulla që duhen respektuar.👌🇦🇱
Përgatiti: Xh. Hajredini
Strugë, 1 korrik 2020