Zyrtare/ BE miraton hapjen e kufijve me 15 vende. Vendimi se kur do të lejohet lëvizja për shqiptarët

Këshilli i BE publikoi zyrtarisht të martën rekomandimin për heqjen e kufizimeve në kufijtë e jashtëm duke nisur prej datës 1 korrik, me 14 vendet për të cilat vendet anëtare ishin dakordësuar të premten e 26 qershorit.null

Këtyre vendeve do t’iu shtohet edhe Kina, nëse pranon të respektojë reciprocitetin me vendet e BE-së.

Pavarësisht rekomandimit të Komisionit me 11 qershor për të përfshirë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, vendet anëtare të bllokut pranuan vetëm Serbinë dhe Malin e Zi, kjo për shkak të shifrave më të ulëta në javët e fundit për këto dy vende.

Sipas rekomandimit, pëpilimi i listës së parë me 14 + 1 vende, është bërë në bazën e kritereve të para-përcaktuara nga Komisioni që me 11 qershor, duke u bazuar në të dhënat e disponueshme për gjysmën e parë të qershorit, deri me datë 15.

Për përfshirjen e një vendi në listën e gjelbër kombinohen këto kritere:

Rastet e reja me Covid-19 duhet të jenë pranë apo poshtë mesatares së BE-së gjatë 14 ditëve të fundit për 100 mijë banorë.

Prirja e rasteve të reja gjatë kësaj periudhe duhet të jetë e qëndrueshme ose në zbritje në krahasim me periudhën pararendëse.

Përgjigjia e përgjithshme kundër Covid-19, duke marrë parasysh informacionin e disponueshëm në aspekte të tilla si testimi, mbikqyrja, gjurmimi i konktakteve, masat mbrojtëse, trajtimi dhe raportimi si dhe besueshmëria e informacioneve të disponueshme dhe të burimeve të të dhënave.

Në këtë marrëveshje të parë që pas mbylljes së kufijve në mars, marrin pjesë të gjitha vendet e BE-së dhe vendet e asociuara të zonës Shengen, por jo Britania e Madhe që është jashtë Shengenit, dhe as Irlanda dhe Danimarka që nuk e pranuan këtë listë.

Kufizimet për vendet e tjera, përfshirë Shqipërinënuk kanë të bëjnë me qytetarët evropianë apo me qytetarët të vendeve të treta që kanë qëndrim të rregullt në BE, si dhe përjashtojnë edhe disa kategori të veçata nga vendet jashtë BE-së si diplomatët, studentët, punëtorët sezonalë etj.

Kjo marrëveshje ndalon gjithashtu çdo vend të BE-së dhe zonës Shengen të hapë kufijtë me një vend të ndryshëm nga ato në listë, pa marrë dakordësinë e të gjithë vendeve të tjera, për të garantuar mirë-fuksionimin e lëvizjes së lirë brënda kufijve të brendshëm të BE-së.

Lista e gjelbër e BE-së pritet të përditësohet çdo dy javë me vende që hyjnë apo që dalin nga kjo listë, në varësi të situatës epidemiologjike dhe të plotësimit të kritereve të vëna. Kjo do të thotë se dy javë më vonë, pra më 15 korrik Shqipëria do të mësojë sërish nëse do të përfshihet në listë dhe nëse nëse situata nuk do të ketë ndryshuar, atëherë për lëvizjen në BE qytetarët shqiptarë do të presin 1 gushtin dhe kështu me radhë.

Vendet, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë lirshëm në BE dhe në vendet e zonës Shengen duke nisur nga 1 korriku janë:

1 Algjeria

2 Australia

3 Kanadaja

4 Gjeorgjia

5 Japonia

6 Mali i Zi

7 Maroku

8 Zelanda e Re

9 Ruanda

10 Serbia

11 Koreja e Jugut

12 Tajlanda

13 Tunizia

14 Uruguaji

15 Kina (nëse pranon reciprocitetin).