Shqiptarët LSDM-në dhe BESËN e çojnë në …..(DOKUMENT)

Bilall Kasami kërkoi shpëtim përmes Zaevit ndërsa ky i fundit besoi tek Bilall Kasami por sa më shumë që afrohet dita e zgjedhjeve aq më shumë po e shohin forcën politike që u shterret. Këto dy parti tashmë kanë filluar të ndjejnë krizën dhe mbështetjen që po zbehet dita-ditës informon TetovaSot
Administratorët e faqes kryesore të Partisë Social Demokrate ju kërkojnë mbështetje shqiptarëve me 15 korrik duke ju dërguar mesazhe, por ka shumë komente negative që tregojnë se këta dy subjekte kanë humbur mbështetjen elektorale dhe frustrimi i komentuesve është për shkak të premtimeve boshe që ka patur LSDM gjatë gjithë kohës këto tre vite por që në fakt ato nuk u realizuan kurrë.
Madje njëri sipas përgjigjes pretendohet të jetë shqiptar ka qenë më i ashpër në qëndrimin e tij duke u shprehur plot revoltë se ” nuk do votoj kurrë për ju kriminelë, hajdutë, të korruptuar. Vetëm Shutka është për ju..ai ka vazhduar përgjigjen se do votojë për kryeministër shqiptarë. /TetovaSot/