Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dje solli vendim me të cilin ndërpriten të gjitha vendimet e sjellura nga ky organ në periudhën nga data 13-25 qershor të vitit 2020 për vënie të personave nën kontroll shëndetësor dhe izolim shtëpiak të cilët kanë hyrë në RMV me test PRC negativ të Covid-19 dhe deklaratë të nënshkruar, si dhe vendimet e dhëna për personat të cilët lirohen nga karantina shtetërore me PRC test negativ të Covid-19, ndërsa veprimet e zbatuara sipas vendimeve asgjësohen.
“Në lidhje me kërkesën e Shtabit kryesor koordinues të krizave të dorëzuar deri te Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor për ndërprerje të vlerës së vendimeve të dhëna për izolim shtëpiak për personat të cilët janë kthyer në Republikën e Maqedonisë së Veriut me PRC test negativ të KOVID-19, informohet opinioni se nga ana e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor në ditën 25 qershor të vitit 2020 sipas nenit 136, paragrafi 1, alinea 4 i Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative (Gazeta zyrtare e RMV-së nr. 124/15 dhe 65/18) është sjellur vendim me të cilin ndërpritet kryerja e të gjitha vendimeve të sjellura nga ky organ në periudhën nga data 13 qershor 2020 deri më 25 qershor 2020 për vënie të personave nën kontroll shëndetësor dhe izolim shtëpiak të cilët kanë hyrë në RMV me PRC test negativ të COVID-19 dhe deklaratë të nënshkruar dhe vendimet e dhëna për personat të cilët lirohen nga karantina shtetërore me PRC test negativ për Covid-19, pas kthimit të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga ndonjë vend me rrezik të mesëm/ të lartë për Covid-19, ndërsa veprimet e zbatuara sipas vendimeve të njëjta shkatërrohen”, kumtoi sot Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.
Vendimi, sipas Ligjit, do të publikohet në Shtypin e lirë gjatë dy ditëve të fundit duke filluar nga 26 qershori 2020, ndërsa pastaj edhe njëherë në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.