Shefi i shtabit lokal në Veleshtë Z.Bardhyl Nasufi, apel për qytetarët…!

Të ndëruar bashkëvendas,
Dje edhe zyrtarisht filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 15 korrikut. Zgjedhje të cilat për nga natyra e organizimit do të jenë gjithashtu të jashtëzakonshme, për shkak situatës së pandemisë me të cilën përballemi, por për nga esenca dhe përmbajtja shpresojmë që të jenë më të qytetëruara, më demokratike dhe më zhvillimore.
Për ne si BDI shëndeti i qytetarëve është në rend të parë dhe prandaj organizimi jonë do të jetë konform gjitha standarteve dhe protokoleve anti COVID për orgazimin e zgjedhjeve. Ndërsa në anën përmbajtësore, duke parë rëndësinë e ofertës me të cilën ne plasohemi në këto zgjedhje, janë zgjedhje historike për gjithë shqiptarët.
Në këto zgjedhje ne si BDI po dalim me ofertën më të madhe politike që shqiptarët kanë dalur ndonjëherë. Është oferta për Kryeministrin e parë shqiptar, si shtylla e fundit e rezistencës etnocentrike në Maqedoninë e Veriut, për çka edhe kërkojmë mbështetjen e qytetarëve drejt realizimit të ketij qëllimi për të realizuar barazinë e plotë në shtetin e Maqedonisë së Veriut.
Prandaj të ndëruar bashkëqytetarë, me konsideratën më të lartë ndaj jush, si Shef I Shtabit Lokal i nëndegës Veleshtë, kërkoj mbështetjen që fushatën ta bëjmë në nivelin më të lartë civilizues, ashtu siç na takon, dhe bashkarisht të mundohemi që idea e shumë pritur e shqiptarëve, për Kryeministër Shqiptar të bëhet realitet!