DEBATI/ “Shembja e idhujve” e madhes Amerikë: si po i vihen në dyshim “baballarët e kombit”

Një valë protestash anti-raciste javët e fundit kanë tronditur Shtetet e Bashkuara, pasi në vrullin e tyre frenetikme tipare anarkiste, të majta sipas Trump-it, kanë shkatërroi ose dëmtuar monumente simbol të historisë dhe madhështisë amerikane, por që sipas tyre lidhen me racizmin ose skllavërinë Ndaj dhe përqendrimi i demonstruesve ditët e fundit është kthyer edhe te figura historike që janë konsideruar prej kohësh të paprekshme.

Megjithëse protestuesit fillimisht u përqendruan në heqjen e monumentit për gjeneralët e Konfederatës, lëvizja gjithashtu filloi të kthejë sytë nga ikonat e historisë amerikane, përfshirë “baballarët e kombit” George Washington dhe Thomas Jefferson ose Presidentin Theodore Roosevelt.

Vdekja e George Floyd, një afrikano-amerikan i mbytur nga një oficer i policisë në Minneapolis më 25 maj, ndezi një debat për monumentet për nder të njerëzve, që në një pikëvështrim kanë qenë në qendër të sistemit të zotërimit të skllevërve amerikanë. Disa prej tyre janë rrënuar ose ndyrë me bojë.

“Për çështjen e monumenteve, po zhvillohet një betejë për tregimin e historisë amerikane,” thotë Carolyn Gallaher, një profesore në Universitetin Amerikan në Uashington.

“Në jug, njerëzit kanë vendosur të respektojnë udhëheqësit e Konfederatës. Protestuesit tani u thonë atyre ‘jo më!’,” tha Gallaher.

Skllavëria ishte shtylla ekonomike e jugut amerikan deri në fund të Luftës Civile Amerikane në 1865. Kjo ka lënë një shenjë të qëndrueshme për kulturën, stereotipet dhe perceptimin e rajonit.

Në Virxhinia, ku u krijuan disa nga kolonitë e para angleze para se të bëhej zemra e skllavërisë në Amerikë, protestuesit kërkuan heqjen e një monumenti për gjeneralin Robert E. Lee, udhëheqësin dhe anëtarin më të famshëm të ushtrisë së Konfederatës.

Lee qëndron me krenari në mes të Richmond, kryeqyteti i Konfederatës gjatë Luftës Civile.

Një monument i gjeneralit të konfederatës Albert Pike u rrëzua në Uashington javën e kaluar.

Por gjithnjë e më shumë, figura të tjera me një vend të rëndësishëm në historinë amerikane nuk janë as të sigurta. Të hënën natën, protestuesit u përpoqën të rrëzojnë një monument të Andrew Jackson, presidentin e shtatë, në Lafayette Park, pranë Shtëpisë së Bardhë.

As Washintoni nuk është i padiskutueshëm

Disa protestues shënjestruan edhe Presidentin e tretë, Thomas Jefferson. Megjithëse ishte autori i Deklaratës së Pavarësisë, ai zotëronte më shumë se 600 skllevër dhe e konsideronte racën e zezë inferiore ndaj të bardhëve.

“Ka shumë monumente të tij që duhet të hiqen,” shkroi prezantuesi i televizionit Shannon LaNier në një ese në Newsweek.

LaNier është një pasardhës i Sally Hemings, një nga skllevërit e Jefferson me të cilin pati gjashtë fëmijë.

“Monumentet për zotërit e stërgjyshërve të tyre të skllavëruar, vrasësit, supremacistët e bardhë po u shkaktojnë dhimbje shumë afrikano-amerikanëve,” shkroi LaNier.

Edhe babai i atdheut dhe presidenti i tij i parë George Washington, nuk është më i padiskutueshëm. Ai kishte rreth njëqind skllevër në plantacionin e tij të malit Vermont, në jug të kryeqytetit që mban emrin e tij.

“Monumentet në vendet publike janë një formë respekti, dhe shumë tani po pyesin pse ne i respektojmë skllevërit,” thotë Gallaher.

Përkundër faktit se ka dallime të mëdha dhe të qarta midis gjeneralit Lee dhe baballarëve të kombit, “ata të gjithë ishin pronarë skllevërish,” tha ajo.

Histori në muze

Daniel Domingues, një profesor i historisë në Universitetin Rice në Houston, beson se çdo monument i Jefferson “duhet të vihet në kontekst me disa pllaka ose mbishkrime” në bazë.

Qyteti i New York-ut zgjodhi metodën e dytë dhe hoqi monumentin te Presidenti i 26-të Theodore Roosevelt nga hyrja në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore.

Megjithë dënimin e ashpër të Presidentit në detyrë Donald Trump, ajo u bë për shkak të gjykimit se ai përfaqëson pikëpamjet kolonialiste dhe raciste.

“Teddy” Ruzvelti është përshkruar me kalë, i shoqëruar nga një njeri i zi dhe një indian.

Muzeu shpjegoi se monumenti në mënyrë të qartë përshkruan anëtarët e racës së zezë dhe popujt indigjenë si të pushtuar dhe inferiorë.

“Ku do t’i tërhiqet litari?”, pyeti zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.

Përkatësisht, Trump kundërshton heqjen e monumentit në Konfederatë “sepse kjo do të shkatërronte historinë dhe kulturën amerikane”.

“Historia amerikane ruhet në librat e historisë dhe muzetë,” përgjigjet Domingues.

Gallaher, e cila u rrit në Virxhinia, pajtohet. “Njerëzit nuk mësojnë histori nga një monument. Do të mësonin gjithçka rreth George Washington, edhe nëse monumenti i tij nuk është atje”.