“Është koha për hapjen e aeroportit dhe kufijve pa kufizime!” ka shkruar në Facebook zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.
Është paralajmëruar Oeveria sot do të diksutojë për këtë çështje. Krahas hapjes së plotë të kufijve, pritet që në seancën e sotme të ekzekutivit të diskutohet edhe për punën e lokaleve në hapësira të mbyllura.
Dje Oeveria solli vendim për lejimin e transportit publik të udhëtarëve në komunën e Tetovës me komunat Tearcë, Bogovinë, Zhelinë, Vrapçisht, Gostivar, Jegunovcë, Bërvenicë, Mavrovë si dhe me qytetin e Shkupit.