
Zoti e bëftë mirë!..
Si vajti kjo punë
U bë li e lesh
I lëshon mustaqet
Qosi vesh më vesh…
Hedhim supit gunën
Pa i lidhur brekët
Nuk e duam punën
Po na duhen lekët…
Dikush ngre shtëpitë
Katër a pes’ kate
Pastaj largon miqtë
S’ka më ardhje – vajtje…
Pleqtë në azile
Ngrysin pleqërinë
Nuk i duan nuset
U shëmtojn’ shtëpinë…
Vëllai vëllat
I ngre telefonin
Ditën e Bajramit
Sa t’i kujtoj’ borxhin…
Zoti e bëftê mirë
Se na mori lumi
Ishallah një ditë
Zgjohemi nga gjumi…
