Ndërsa një pjesë e bregut të liqenit të Ohrit është duke u prishur intensivisht këto ditë, disa pronarë të plazheve, të cilët ndodhen afër qytetit, kanë ngritur një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimit të qeverisë për lirimin e plazhet, apo kthimin e tyre në gjendjen e parë. Avokatët besojnë se dekretet që miratohen në rrethana të tilla duhet të jenë vetëm në funksion të tejkalimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
Mënyra e këtillë e daljes tematike nga situata konkrete e jashtëzakonshme paraqet shkelje të nenit 15 të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut, ku parashihet të gjitha masat shtrënguese që miratohen gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të lidhen drejtpërdrejtë me të. Në rastin konkret bëhet fjalë për shkeljen e të drejtave të koncesionerëve të plazheve, që obligohen me këto dekrete t’i prishin objektet e tyre. Konsiderojmë që obligimi është kundër- kushtetuese dhe kundër-ligjor – tha Mihail Kiçeec- avokat.
Avokati Igor Kiçeec shprehet se ky dekret jo vetëm që është i paqëndrueshëm juridikisht, por se kërkon i njëjtë të shfuqizohet.
Kërkojmë masa të përkohshme gjegjësisht kërkesë për shfuqizim kohor të veprimit të këtij dekreti deri në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Kërkojmë që të vendosin sa më shpejtë lidhur me kërkesën tonë. Nuk pres të nis prishja e objekteve, sidomos të atyre që janë ndërtuar sipas projekteve të përpunuara nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve -deklaroi Igor Kiçeec- avokat.
Nismë të ngjashme paralajmëruan edhe nga komuna e Strugës. Ndryshe, koncesionet e plazheve kanë skaduar me vite.
Miki Trajkovski