
Gjatë 24 orëve të fundit nga 1227 testime të realizuara, 156 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 29 pacientë të shëruar brenda 24 orëve.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 4820, prej të cilëve 1865 janë shëruar kurse 222 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 2733 raste aktive me koronavirus.
