Itali/ Nga 1 korriku bonuse deri në 500 euro për çdo familje për pushime

Shteti italian ka miratuar rregullat e reja për bonusin e pushimeve dhe nga masa e parashikuar në dekretin e rimëkëmbjes në favor të familjeve me të ardhura të mos i kalojë 40.000 euro.

Il Sole raporton se Agjencia e të ardhurave thotë se nga data 1 korrik deri në 31 dhjetor mund të kërkohen lehtësimi i destinuar për të paguar shërbimet e ofruara në Itali nga siupermarrja pritëse.

Nëse familja është e përbërë nga minimumi me 3 persona, bonusi mund të shkojë në 500 euro, ndërsa limiti është në 300 euro në rast se përbëhet nga dy pjestraë dhe 150 euro nëse bëhet fjalë për një person të vetëm. Përsa i përket bonusit përdoret në masën 80% nën formën e uljes për pagesën e shërbimit turistik e në masën 20% si zbritje në deklaratën tatimore të të ardhurave por ky bonus duhet të përdoret si shpenzim i njëhershëm për shërbimet e ofruara nga një srukturë e vetme turistike me faturë, dokument tregtar ose kupon tatimor, me treguesin e kodit fiskal të atij që shfrytëzon bonusin.

Sakaq, nga ana tjetër për të përfituar bonusin, qytetari duhet të instalojë një aplikacion të shërbimeve publike dhe për të hyrë aty nevojitet identiteti dixhital SPID ose karta e identitetitelektronik.