
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, është gjendur përballë analistëve politik në emisionin Click Plus ku ka folur rreth aktivitetit politik të partisë dhe aktivitetit të fushatës zgjedhore të koalicionit LSDM – Besa. Hoxha në lidhje me vlerësimin se a e bën Lëvizjen Besa parti kombëtare pasi ka bërë koalicion me një parti maqedonase, është përgjigjur se bartësit e listave në zona të ndryshme janë shqiptar, shkruan Albanews24.
Hoxha ka folur për sukseset e qeverisë, siç janë proceset eurointegruese, Marrëveshja e Prespës, mbyllja e kontesteve me Bullgarinë. Ndërsa sa i përket dështimeve ai ka vënë theksin se askush nuk na ka faj se BDI afro 20 vite e premton asfaltimin e rrugës prej 20km Shkup-Bllacë, projekt i premtuar vazhdimisht nga BDI-ja
Hoxha tha se Lëvizja Besa nuk ka hyrë në koalicion për t’i bërë numra dhe mandate LSDM-së, por për të përmbushur kërkesat e qytetarëve. /Albanews24/
