
Ambasada e SHBA-ve ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata qytetarë me viza amerikane të cilët janë bllokuar për shkak të mbylljes së udhëtimeve në kuadër të masave anti-covid.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ambasada thekson se aktualisht këtyre qytetarëve nuk iu lejohet që të kalojnë tranzit në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen, Mbretërisë së Bashkuar ose Irlandës, gjatë rrugës së tyre për në Shtetet e Bashkuara.
“Udhëtarët me vizë amerikane aktualisht nuk lejohen të kalojnë tranzit në aeroportet e 26 vendeve të zonës Schengen, Mbretërisë së Bashkuar ose Irlandës, gjatë rrugës së tyre për në Shtetet e Bashkuara. Kalimi nëpërmjet këtyre vendeve i vendos udhëtarët në kufizime udhëtimi, pavarësisht nga ka filluar udhëtimi i tyre.”,- thuhet në njoftimin e ambasadës.
