
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1391 teste për coronavirus, ndërsa 193 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre, 140 janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 1 nga Dibra, 6 nga Shtipi, 19 nga Tetova, 5 nga Struga, 2 nga Velesi, 11 nga Ohri, 4 nga Gostivari, 1 nga Shën Nikolla dhe 2 nga Resnja.
Janë regjistruar edhe nëntë viktima si pasojë e coronavirusit.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar edhe 46 pacientë të shëruar. Prej tyre 35 janë nga Shkupi, 6 nga Shtipi, dhe nga një nga Kumanova, Tetova, Struga, Gostivari dhe Vallandova.
