Dhimbja e heshtur
Dhimbja ime më s’lëshon zë
s’lëshon ulërimë as loton
mbi udhët ku shkelëm dje
veç kujtimeve asgjë s’jeton.
Se mallin s’e shuajnë as ëndrrat
S’e shuajnë vargjet as meloditë
As dallgët e trazuara t’Lasgushit
S’e gjejnë më paqen në shpirtin tim!
B.B