Deksametazoni është laçi i pari që shpëton jetën nga koronavirusi

Një ilaç i lirë dhe i kudogjendur, i quajtur deksametazon mund të shpëtojë jetët e pacientëve të sëmurë rëndë nga koronavirusi i ri.Lajmin e bën të ditur BBC.

Ekspertët britanikë thonë se kjo është një arritje e madhe në betejën kundër virusit vdekjeprurës.
laçi ul me një të tretën rrezikun e vdekjes për pacientët në ventilator. Për ata në oksigjen, ul rrezikun e vdekjes me një të pestën.
Rreth 19 nga 20 pacientë që preken nga koronavirusi shërohen pa shkuar në spital.

Ata që pranohen në spital, shumica bëhen më mirë.

Por disa kanë nevojë për oksigjen dhe ventilim mekanik. Ata janë pacientët më në rrezik, të cilëve u vjen në ndihmë ilaçi deksametazon.

Ky ilaç përdoret aktualisht për të reduktuar inflamacionin për një seri sëmundjesh. Po ashtu duket se ilaçi ndihmon duke kufizuar dëmet që shkaktohen kur sistemi imunitar kalon në mbiveprim për të luftuar koronavirusin.