Liria s’është lule… – Lebit Murtishi

Liria s’është lule…

Kush do të ndjej’ lirinë
Zgjedh borën për jorgan
Si ujk duron urinë
Dhe etjen si luan…

Lirinë as Perëndia
Në sofër nuk ta shtron
Ndaj zgjodhi shkretëtirën
Profetët ku rreshton…

Liria s’është lule
Që rritet në çdo kopsht
Liri ësht’ ajo nuse
Që krushqë ka heronjt’…