
Në 24 orët e fundit janë bërë 841 testime, ndërsa janë regjistruar 103 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Në bazë të qyteteve rastet janë regjistruar: Shkup-46, Kumanovë-6, Shtip-6, Prilep-2, Tetovë-17, Strugë-9, Veles-3, Manastir-1, Ohër-3, Kavadar-1, Gostivar-1, Strumicë-1, Sveti Nikollë-1, Resnjë-6.
Pesë persona kanë humbur jetën ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 13 pacientë të shëruar, në Shkup10, Prilep-2 dhe Tetovë-1.
