
N D A R J A
Erdha prapë te liqeni,
te guri i vetmisë sime;
ku vjen rima e refreni,
nëpër valë e vezullime.
Sa i afrohet vala gurit,
më ik mendja atje mua;
e ma sjell urën e drurit,
trokun e takeve të tua.
Aty lind shtjella drinore,
nis një ndarje e vështirë;
me rrëmbime shakullore,
i thotë liqenit lamtumirë.
Lamtumirë dhe ti më the,
atë verë shumë të largët;
e ndarjen si kujtim ma le,
me një shpjegim të vagët.
[idem@isai]
*Sisjön, 14 qershor 2020
