
Ministria e shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 162 raste të reja ndërsa janë bërë 778 testime. Në bazë të qyteteve raste janë regjistruar në Shkup-92, Kumanovë-3, Dibër-5, Shtip-1, Prilep-2, Tetovë-32, Strugë-3, Ohër-4, Gostivar-2, GJevgjeli-1, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Sveti Nikollë-1 dhe Resnjë-14.
Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 5 pacientë të shëruar, ndërsa për fat të keq nëntë persona kanë humbur jetën.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 4057 raste me koronavirus.
